12:12 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tony Blair në Itali, shoqërohet me tenorin kosovar, Ramë Lahaj

Mbrëmë në Palazzo Veccio të Firencës është dhënë një koncert nga yjet ruse të muzikës klasikem, emra si: Vladimir Spivakov dhe Hibla Germoza.

Në këtë koncert i pranishëm ishte edhe tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, shkruan Indeksonline.


Por, ky event pati edhe një mysafir të veçantë, ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair.


Tenori kosovar madje ka realizuar një fotografi me Blair, ku ndër të tjera përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook, ka treguar se në emër të tij dhe të gjithë kosovarë ka falendëruar politikanin e njohur për gjithçka që ka bërë për çlirimin e Kosovës./Indeksonline/