17:07 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i dorëzon tenorit Ramë Lahaj pasaportën diplomatike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhuruar tenorit të njohur Ramë Lahaj pasaportën diplomatike.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar lartë arritjet e tenorit duke e cilësuar si imazhi më i mirë i Kosovës në botë.

Statusi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës. Si imazhi ynë më i mirë në botë, tenori Lahaj, pata nderin t’ia dorëzoj pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës.