Topalli nga minuta e parë, Malatyaspor triumfon në Kupën e Turqisë

Jetmir Topalli ishte titullar në fitoren e Yeni Malatyaspor kundër Etimesgut në kuadër të Kupës së Turqisë.
Topalli qëndroi në fushën e lojës për 87-të minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Dogukan Emeksiz në fitoren 2-0 të skuadrës së tij.
Golat i realizuan Umut Bulut në minutën e 52-të dhe Benjamin Tetteh në minutën e pestë të kohës shtesë.
Ky ishte rundi i katërt në Kupën e Turqisë, njëherit edhe paraqitja e katërt për Topallin me fanellën e Yeni Malatyaspor.
22 vjeçari u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Ballkanit te Yeni Malatyaspor.