”Topi i Artë”, votat më të çuditshme të gala-mbrëmjes në Paris
Gala mbrëmja e France Football për ”Topin e Artë” u zhvillua në mbrëmjen e djeshme, ku Luka Modric u shpallë fitues, duke e ndalur dominimin e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Por, mesfushori i Real Madridit ka mundur të marrë edhe më shumë vota, por zgjedhjet e disa gazetarëve në mbarë botën ishin ”kontraverse”.
Another one for the mantelpiece https://t.co/zrSsq6t0H0 what a year… @lukamodric10 #BallonDor pic.twitter.com/vt27cEOyMy
— AS English (@English_AS) December 3, 2018
Benzema: Lojtari më i mirë në botë për vitin 2018?
Në Argjentinë, për shembull, Messi është renditur në vendin e tretë, derisa Ronaldo nuk bën pjesë në top-pesëshe. Teksa, befasisht, numri 10 i Barcelonës nuk ishte askund në listën e votave nga Brazili. Zgjedhjet nacionale vazhduan edhe në Portugali, ku Cristiano mori vendin e parë, teksa aty i dyti u votua Messi.
Duke u distancuar pak nga lojtarët që u konsideruan si favoritë – Modric, Griezmann, Mbappe, Messi dhe Cristiano – AS ka publikuar disa nga votimet ”kontraverse”, për çmimin e më të mirit të vitit në botën e futbollit, transmeton IndeksOnline.
Nëse ”Topi i Artë” do t’i jepej vetëm nga votat e gazetarëve nga Republika Qëndrore e Afrikës, atëherë fituesi do të ishte Karim Benzema, ndërsa, Mandzukic është votuar i pesti në këtë vend.
Në Luksemburg, Indi dhe Suriname, Raphael Varane është zgjedhur në vendin e parë, derisa Thibaut Courtois ishte lider në Krygyzstan.
Marcelo, Bale, Ramos morën pikë
Mbrojtësi i Realit, Marcelo ishte i katërti në listën e votave nga Finlanda, teksa i pesti te Kameruni, ndërsa bashkëlojtari i tij, Gareth Bale zuri vendin e katërt në Lihtenshtajn, njejtë edhe te Togo, kursa një vend më poshtv në Guatemalë.
Sergio Ramos zuri vendin e dytë të votave në Saint kitts dhe Nevis.
Ivan Rakitic i Barcelonës impresionoi votuesit në Turkmenistan dhe Arabinë Saudite, të cilat e renditën atë në vendin e katërt, respektivisht në vendin e pestë.
Premier League
Premier League, e bazuar nga kampionët e botës, Paul Pogba dhe N’Golo Kante morën vota të mjaftueshme, teksa ylli i Liverpoolit, Mo Salah zuri vendin e parë në Egjipt, kurse Roberto Firmino zuri vetëm vendin e dytë.. në Shri Lanka.
Integritet, logjikë, sinqeritet, racional, transparent.. të gjitha këto fjalë i përshtaten këtij artikulli./IndeksOnline/