16:17 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

Tornadoja ‘godet’ ishullin grek (video)

Disa pamje janë bërë në rrjet virale sot nga ishulli grek i Lemnosit, teksa kushtet e motit krijuan mundësinë e shfaqjes së një tornadoje.

Ata që e panë më herët këtë fenomen në zonën e aeroportit të ishullit u habitën.

Në atë kohë, në fakt, nga avioni i fluturimit çarter sapo kishin zbritur vizitorët skandinavë , të cilët ndaluan për të kapur fenomenin natyror me celularët e tyre.

Kohëzgjatja e vorbullës zgjati pesë minuta dhe fatmirësisht nuk shkaktoi dëme.