10:09 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Toronto vazhdon me dominim në NBA

Toronto konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 114-105 ndaj Sacramento, duke korrur fitoren e 11-të këtë sezon në NBA. Kanadezët e komanduan ndeshjen dhe e merituan fitoren,  me Leonard që realizoi 25 pikë e 11 rebaund, mbështetur edhe nga Siakam me 21 pikë. Për Sacramento u dalluan Stein e Hield me nga 24 pikë secili, por që nuk u mbështetën sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Fiton edhe Miami, që mundi 95-88 San Antonio, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga skuadra nga Florida. Whiteside me 29 pikë e 20 rebaund ishte shënuesi më i mirë për Miami, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 18 pikë e 14 rebaund të DeRozan.

Vijon sezoni me hope i skuadrës së Lakers, që sot mundën 114-110 Minnesota, sfidë e ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund. LeBron James e mbylli me 24 pikë  10 rebaund, mbështetur edhe nga Kuzma e Hart me nga 21 pikë secili si dhe Ingram me 20.

New Orleans, falë 32 pikëve e 15 rebaund të Davis, mundi 107-98 Chicago, duke korrur suksesin e pestë sezonal, ndërsa Utah Jazz mundi 117-102 Dallas, sfidë ku diferencën e bëri Mitchell me 23 pikë.

Në takimet e tjera, Philadelphia fitoi 100-94 ndaj Indiana, me Embiid që realizoi 20 pikë e 10 rebaund, ndërsa Memphis fitoi në sekondat e fudnit 89-87 ndaj Denver, takim ku diferencën e bëri Marc Gasol me 20 pikëe 12 rebaund.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Oklahoma, 86-95

Orlando – Detroit, 96-103

Atlanta – New York, 107-112

Miami – San Antonio, 95-88

Indiana – Philadelphia, 94-100

Memphis – Denver, 89-87

New Orleans – Chicago, 107-98

Utah Jazz – Dallas, 117-102

Sacramento – Toronto, 105-114

Lakers – Minnesota, 114-110

Temat: