Torres dhe Carrasco përfundojnë në Kinë?
Fernando Torres dhe Yannick Carrasco janë afër Superligës kineze.
Sipas mediave të huaja, dy futbollistët e Atletico Madrid do të largohen nga Spanja gjatë këtij muaji, transmeton IndeksOnline.
Madje dy lojtarët do të përfundojnë në Kinë te i njëjti ekip. Bëhet fjalë për Dalian Yifang që ka ofruar shuma marramendëse për dy futbollistët.
Ish-lojtari i Chelseat erdhi në Madrid nga Milani në vitin 2015. 33-vjeçari ka shënuar afro 20 gola në 60 paraqitje.
Kurse Carrasco, i cili llogaritet si një super futbollist, pjesën tjetër të karrierës do ta vazhdojë në Kinë. Ai me Atleticon ka bërë afro 90 paraqitje dhe ka shënuar 24 gola./IndeksOnline/