21:29 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Carrasco ia shpëton jetën Nicolas Gaitanit në fushë, ia nxjerrë gjuhën (Video)

Dy ish yjet e Atletico Madridit, Nicolas Gaitan e Yannick Carrasco po vazhdojnë të rëndisin humbjet në futbollin kinez me skuadrën e Dalian Yifang.

Por, ndeshja e sotme ishte me shije më të hidhur për të dy.

Gaitan mori një përplasje gjatë ndeshjes duke humbur vetdijen në fushë.

Ishte shoku i tij, Carrasco ai që e shpëtoi atë duke ia nxjerrur gjuhën e cila po kapërdihej pas përplasjes që mori.

Më pas ndërhyrnë mjekët për ta dërguar atë në spital ku i është përmirësuar gjendja./Indeksonline/