17:58 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Carrasco dhe Gaitan largohen nga Atletico, shkojnë në Kinë (Foto)

Dyshja e Atletico Madrid, Nico Gaitan dhe Yannick Carrasco janë larguar nga Spanja. Dy futbollistët janë transferuar te skuadra e njohur kineze, Dalian Yifang

Lajmin e ka bërë të ditur klubi madrilen përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi belg bëri 124 paraqitje për spanjollët dhe shënoi 40 gola.

Në anën tjetër mesfushori argjentinas që transferua në Madrid nga skuadra e Benfikas luajti vetëm 49 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol.

Shifra e dy transferimeve ende nuk dihet, por sipas mediave në Spanjë, ekipi i Atleticot pritet të fitoj para të majme./IndeksOnline/