15:59 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Torres, zëvendësues i Tosunit?

Ardhja e Diego Costas dhe Vitolos e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Fernando Torres.

Sipas mediave të huaja, Torres shumë lehtë mund të përfundoj në skuadrën e Besiktasit, transmeton IndeksOnline.

Madje ish-lojtari i Chelseat llogaritet si zëvendësuesi ideal i të larguarit, Cenk Tosun.

Nëse transferon Torresin, Besiktasi do t’i bënte dy sulmues spanjoll, Torres-Negredo.

Kujtojmë se përveç Torresit, Besiktasi është në bisedime me mesfushorin e Manchester Unitedit, Mauro Fellaini./IndeksOnline/