17:37 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Torturat brutale në burgun e Guantanamo përshkruhen nga ish-të burgosurit (Foto)

Lajmi që burgu famëkeq i Gjirit të Guantanamo do të mbyllet së shpejti është një lehtësim për shumë ish-të burgosur që ende kanë makthe nga koha e tyre atje.

Prej torturave që përfshinin nxjerrje të syve, perdhunime dhe ekzaminime anale, ish të burgosurit e quanin atë “ferri mbi tokë”.

Të burgosurit torturoheshin në vaska uji, sulmoheshin seksualisht, detyroheshin të qëndronin zgjuar me ditë të tëra dhe bëheshin objekt ekzaminimesh brutale anale.

Tashmë besohet se edhe 40 të burgosur mbeten ende atje, disa prej të cilëve të kapur prej dy dekadash pa iu dhënë akuzat ose pa dalë në gjyq.

Një prej tyre është organizatori i sulmeve të 11 Shtatorit, Khalid Shaikh Mohammed.

Presidenti i ri amerikan Joe Biden njoftoi muajin e kaluar se po kërkon mënyra për mbylljen e burgut famëkeq.

Sekretari i ri i mbrojtjes Lloyd Austin tha: “Guantanamo në ka dhënë mundësinë për të mbajtur armiqtë tanë jashtë fushëbetejës, por tashmë ka ardhur koha që ai të mbyllet”.

Qendra e burgimit u hap në një ishull të Kubës në 2002 si pjesë e reagimit ndaj sulmeve terroriste të 1 Shtatorit në SHBA, për mbajtjen dhe marrjen në pyetje të të akuarve për terrorizëm.

Baza amerikane detare ishte një pikë kyçe e asaj që njihej si “Lufta kundër terrorit” e administratës Bush, teksa në kulmin e tij burgu ka mbajtur deri në 700 të burgosur.

Qendra përbëhet nga shtatë kampe si dhe impjante sekrete burgosjeje, të njohura si Gitmo.

Drejtuesit e kampit ushtarak bazonin teknikat e tyre të “marrjes së përforcuar në pyetje” – siç quante CIA torturën në terma formalë – në teknikat e komunistëve kinezë gjatë Luftës Koreane, shkruante New York Times në 2008.

Në këto përfshihej ndalimi i gjumit për disa ditë, mbajtja e të burgosurve në “pozicione stresi” për periudha të gjata, gjatë të cilave dhimbjet bëhen të padurueshme .

Ish-i burgosuri Lakhdar Boumediene detajon në librin e tij trajtimin “brutal”.

“Më kanë mbajtur zgjuar për disa ditë me radhë,” shkruan ai.

“Detyrohesha të qëndroja në pozicione dhimbjeje për disa orë. Këto janë gjëra për të cilat nuk do të dëshiroja të shkruaja, më mirë do të ishte t’i harroja”.

“Më pas unë hyra në grevë urie për gati dy vjet, pasi askush nuk më thoshte se përse isha burgosur. Dy herë në ditë rojet më fusnin një tub në hundë, poshtë deri në stomak për të më dhënë ushqim me forcë. Ishte e tmerrshme, por unë isha i pafajshëm prandaj vazhdova protestën time”.

Detajet e sakta të brutalitetit në kamp, të cilat i dhanë atij famën botërore, dolën në një raport të Senatit amerikan në  2014.

Mes tyre përmenden ekzekutimet e rreme ndaj të burgosurve ose lojrat e “ruletës ruse” për të tmerruar të burgosurit. Teknikat e mbytjes në ujë ishin nga më të përdorurat, si dhe ato të ushqimit të detyruar për të burgosurit që hynin në grevë urie.

Të dyshuarve u bëheshin ekzaminime anale me forcë “të jashtëzakonshme”, duke bërë që të burgosurit nganjëherë të pësonin hemoragji.

Një i burgosur vdiq nga hipotermia pasi u detyrua të qëndronte i zhveshur në një dysheme betoni.

Somalezi Mohamed Saleban Bare kaloi tetë vjet në këtë burg pa e ditur për çfarë akuzohej.

“Burgu Guantanamo Bay është si ferri mbi tokë,” tha ia për mediat pas lirimit në 2009.

“Disa nga shokët e mi në burg humbën shikimin, humbën gjymtyrët e tyre ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur me probleme mendore”, thotë ai.

Ata që jepnin përgjigje të kënaqshme lejoheshin të flinin për disa ditë dhe u jepej një biskotë në ditë, ndërsa ata më të pafat rriheshin e torturoheshin me rrymë elektrike.

Mohamedou Ould Slahi, është përshkruar nga mediat si “i burgosuri më i torturuar i Gitmo”, dhe kohët e fundit ka dhënë një intervistë për 14 vitet e qëndrimit të tij atje.

Ai tregon se ishte prangosur në një qeli të errët me muzikë të lartë “rap” për ta ndaluar të flinte. Slahi thotë se rrihej rregullisht, sulmohej seksualisht dhe detyrohej të pinte ujë deti.

Ndërsa Majid Khan tregon sesi hetuesit “hidhnin ujë të akullt në organet e tij gjenitale, e lidhnin të zhveshur, duke e provokuar në organet gjenitale”.

Murat Kurnaz thotë se një ditë mësoi se i jepnin për të ngrënë zvarranikë iguana që gjendeshin në ishull, ndërsa kur doli nga Gitmo, ishte i verbër në një sy që një prej rojeve kishte tentuar t’ia nxirrte.

Guantanamo Bay është dënuar rregullisht nga grupi i të drejtave Amnesty International si shkelës i të drejtave të njeriut dhe i Kushtetutës së SHBA.