22:29 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Totaj: Nuk jam kundër vlerave të luftës dhe fshatarëve

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj siç i ka quajtur ai thashetheme të kohëve të fundit se kinse ai është kundër vlerave të luftes dhe kundër fshatarëve.

Totaj me anë të një statusi në rrjetin e tij në Facebook, ka thënë se këto janë vetëm spekulime nga persona siç i quan ai të dështuar, për të cilët thotë se pas keqpërdorimeve të posteve në pushtetin lokal e partiak, kanë njollosur tërësinë e vlerave që përfaqeson PDK-ja.

Ai shtoi se PDK-ja vazhdon të mbetet vlerë kombëtare, ndërsa personalitet e tilla vijnë dhe shkojnë.

Statusi i plotë i Totaj në Facebook pa ndërhyrje të redaksisë

Te nderuar anetare dhe simpatizant te PDK, Personalitete te veqanta ne rethana te jashtezakonshme jane angazhuar se pari ne pune ilegale, pastaj me vone edhe ne lufte duke formuar UCK-ne qe eshte krenaria e historise me te re kombetare Ne kete menyre ne bashkepunim me aleatet tane Euro Atlantik dhe NATO e kane bere te mundur te fitohet liria Duke kultivuar vlerat e luftes personalitete te njejte permes themelimit te PDK me kontribut te veqante ne te gjitha fazat, per cka meritojne respekt, kane mundesuar fillimishte krijimin e pastaj ndertimin e shtetesis se Kosoves Tani jemi ne fazen e konsolidimit e shtetesise dhe ne kete faze PDK permes mobilizimit te potencialit intern ekzistues jo te vogel, perfshire ketu profile te ndryshme si ish luftetaret, profesioniste dhe entuziaste, e perforcuar me anetare te rinje, profesioniste te fushave te ndryshme, njerez me integritet te cilet po i bashkohen PDK-se, permes nje procesi te mbrendshem demokratik ne kuader te dekades se re me arsye pritet te dale me e forte dhe e gatshme per tu ballafaquar me sfidat e konsolidimit te shtetesise qe na presin PDK ka treguar se eshte e afte per tu transformuar qe te mund ti adresoj sfidat e kohes, prandaj jam optimist se Dekada e Re do te sjelle kualitet te ri, vlere te shtuar qe krahas vlerave ekzistuese do te pasuroj strukturen partiake Te nderuar ! Diteve te fundit ndegjohen thashe e theme se une kinse jam kunder vlerave te luftes, kunder fshatareve etj… Nga cfaredo drejtimi qe te vijne, kushdo qofshin ata qe i lancojne, jane vetem spekulime nga persona te deshtuar te cilet pas keqperdorimeve te posteve ne pushtet lokal dhe partiak, duke rene ne konflikt me ligjin kan njollosur teresine e vlerave qe perfaqeson PDK duke filluar nga por jo vetem vlerat e luftes clirimtare, dhe kane demtuar interesin public ne qytetin e Prizrenit e me gjere.

Temat: