18:08 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / LB

Totaj pret në takim drejtuesit e degës së PDK-së në Itali

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se ka pritur në takin kryetarin e Degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, i shoqëruar nga përfaqësues të kryesisë së regjionit të Toskanës.

I pari i Prizrenit, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrjedhën e ngjarjeve të fundit në vend si dhe për organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë.