18:05 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tottenham dhe Chelsea triumfojnë me goleadë

Tottenham dhe Chelsea, të dyja ekipet e kishin nisur sezonin në mënyrë jo të mirë, por kjo javë ishte e tyre.

Tottenham triumfoi 4:0 ndaj Crystal Palace ku krejt golat Spurs i shënuan në pjesën e parë, ndërsa Chelsea fitoi në udhëtim 2:5 ndaj Wolves.

Për Tottenham realizoi Son në minutën e 10 dhe 23. Autogoli i van Anholt erdhi në minutën e 21, ndërsa pë epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Erik Lamela, shkruan Indeksonline.

Për Chelsea në anën tjetër het-trik realizoi Tammy Abraham, ndërsa nga një gol e shënuan Tomori dhe Mason Mount.

Për Wolves, autogol realizoi Abraham dhe Patrick Cutrone, i cili hapi llogarinë e tij në Premierligë./Indeksonline/