15:20 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tottenham vazhdon me fitore, “shpërthen” Kane (Video)

Skuadra e Tottenhamit ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 20-të në Premierligë.

Spurs mposhtën 5 me 2 ekipin e Southamptonit në “Boxing Day”, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Pochettinos i shënuan: Kane (3), Dele Alli dhe Son. Kurse për Southamptonin, Boufal dhe Tadic.

Me këtë fitore Spursat ngritën në pozitën e katërt me 37 pikë, dy më pak se vendi i tretë Chelsea./IndeksOnline/