Totti blen veturë luksoze me vlerë 210 mijë euro, ka 650 kuaj fuqi
Francesco Totti po e shijon pensionimin nga futbolli. Ish legjendari romak i ka bërë vetes një dhuratë të bukur e me vlerë.
Totti ka blerë një SUV Lamborghini.
Ky model është i këtij viti, ka motor 4.0 turbo, me fuqi prej 650 kuajsh.
Shpejtësia e tij arrinë deri në 350 kilometra në orë, ndërsa çmimi i tij është 210 mijë euro./Indeksonline/