20:21 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Koncepti mahnitës i Lamborghinit, ekskluzivisht për gara

Njësia e Lamborghini për Motorsport Squadra Corse zbuloi versionin UUSA SUV nën konceptin ST-X.

Koncepti Urus ST-X është bërë ekskluzivisht për gara, bazuar në një version të prodhimit të pajisur me elementë të sigurisë të miratuar nga Federata Botërore e Automobilave (FIA), transmeton IndeksOnline.

SUV-i i fuqishëm ka motorë twin-turbo V8 me 650 kuaj fuqi, por koncepti ST-X është 25% më i lehtë se versioni i prodhimit të Urusit.

Lamborghini planifikon të paraqesë një model në një garë që kombinon pistën dhe terrenin, e cila do të rezervohet vetëm për këtë kompani veturash.