12:02 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Totti: Ronaldo apo Messi, ky është futbollisti më i mirë

Francesco Totti është njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur bota e futbollit, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj.

“Mbreti” romak beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë pavarësisht se Cristiano Ronaldo po tërhiqet në nivel me pesë topat e artë.

Ai gjithashtu transferimet e shtrenjta si puna e Neymar i sheh si një turp për futbollin modern, shkruan indeksonline.

“Unë me të vërtetë preferoj futbollin e shumë kohëve më parë. Sot është thjesht i çmendur”, tha ai në Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai.

“Futbolli ka ndryshuar thellësisht mes kohës sime dhe tani. Preferoj futbollin romantik të mëhershëm, tani është e gjitha për biznes”.

“Ka lojtarë si Ronaldo dhe Neymar, por Neymar është një shembull i keq, është shumë për të paguar 250 milionë euro për një lojtar”, ka shtuar Totti.

Kujtojmë se Francesco Totti gjatë gjithë karrierës së tij qëndroi te Roma, pavarësisht se kishte shumë oferta të skuadrave si Milan e Real Madrid. /IndeksOnline/