23:43 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Touareg do të jetë Volkswageni i fundit me motor dizel V8

Volkswagen dhe nafta nuk janë dy fjalët më të mira për të shkuar së bashku për katër vjetët e fundit apo më shumë.

Shumë prodhues të veturave kanë qenë duke vuajtur nga rrëmuja e pasuar nga skandali i naftës vite më parë, duke përfshirë markat e Volkswagen Group, si Porsche dhe Audi, duke çuar të dy prodhuesit t’i japin fund prodhimit të makinave me naftë.

Por jo Volkswagen, i cili paraqiti në panairin e makinave në Gjenevë modelin e fuqishëm me naftë Touareg TDI V8.

Touareg V8 TDI ka motor 4.0 litra që sigurojnë 416 kuaj fuqi, duke lejuar që ky SUV të arrijë 62 mile në orë brenda 4.9 sekondave.

Shefi i marketingut i VW, Jurgen Stackmann, tha në një intervistë për Top Gear se Touareg ka gjasa të jetë Volkswagen i fundit me motor nafte V8.

“Më shumë gjasa, do të jetë vetura e fundit e naftës V8 që do të shihni,” tha ai.