22:58 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Toverlani: Koronavirusi nuk është shumë i rrezikshëm, futbolli duhet të filloj

Trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani ka thënë se stërvitjet grupore duhet të fillojnë shumë shpejtë pasi që rrezikshmëria nuk ekziston.

Ai në “Sport Show”ka treguar arsyet dhe ka marrë edhe shembuj të tjerë që qytetarët e Kosovës po i praktikojnë edhe pse mund të ketë më shumë rrezik.

Jam pro fillimit të stërvitjeve grupore sepse, ne fillim shume shtete ishin në kolaps, ne u frikësuam më tepër se që është dashur”, ka thënë Toverlani.

Covidi nuk është aq i rrezikshëm aq sa kemi menduar, është vetëm grip nuk është kancer apo diçka tjetër. Më shumë njerëz janë shëruar në shtëpi se sa në spital”.

Nëse lejohen udhëtimet në autobus, ose nëse hapen tregjet, ne në fusha kemi hapësire më të madhe, mund të mos hyjmë në zhveshtore dhe strategjitë t’i bëjmë jashtë fushe dhe brenda të futen vetëm formacioni i parë”.

Me stërvitjet në grup jemi vonuar dhe nuk shoh ndonjë rrezik të madh dhe shohim shumë njerëz që qarkullojnë nëpër rrugë”, ka thënë ndër të tjerash trajneri. /IndeksOnline/