23:56 / E Martë, 11 Gusht 2020 / C E

Tovërlani: Kosova është e dobët për faj të politikanëve, jo të sportistëve

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani i ka komentuar zhvillimet e fundit në futbollin tonë.

Drita, si kampione e Kosovës, po e përfaqëson Kosovën në Ligën e Kampionëve këtë vit.

Por, dy rastet pozitive me COVID-19 te skuadra gjilanase sollën probleme, pasi ndeshja e sotme ndaj Linfieldit u anulua nga autoritetet zvicerane.

Këtë çështje e ka komentuar edhe Afrim Tovërlani, trajneri i Feronikelit i cili ka pyetur se pse “UEFA iu kushton rëndësi teste për COVID-19 vetëm klubeve kosovare?”.

Ne mendjen time per momentin eshte pikepyetje: pse vetem per ekipet kosovare ju kushton Uefa kaq rendesi testeve te Covid-19?!

Ne te gjitha ekipet evropiane ka futbollist qe kane rezultuar pozitiv por vetem ne na shikojne me sy tjeter.

Kosova ime e dashur ti je shume e dobet, jo shkaku i sportistave por shkaku i politikaneve!”, ka shkruar trajneri i Feronikeli.