Tovërlani po i përgatit Kosovës një qendërmbrojtës stabil për të ardhmen

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka luajtur dy ndeshje në muajin mars. Djelmoshat e Afrim Tovërlanit kanë pësuar 2-1 ndaj Turqisë, ndërsa në ndeshjen tjetër kanë arritur fitore ndaj Moldavisë.

Tovërlani ka sjellur freski te kjo grupmoshë dhe e ardhmja premton shumë për Kosovën.
Një nga emrat që ka rënë në sy me paraqitje të mira ka qenë Leon Zeqiraj. Futbollisti i skuadrës italiane Avellino shquhet për aftësitë fizike dhe kontrollin e madh që ka në qendër të mbrojtjes.


5-shi i Kosovës është një nga shpresat e mëdha edhe për Kosovën A.
Zeqiraj ka qenë pjesë e akademive të Werder Bremenit dhe Sampdorias.

Talenti 19 vjeçar ishte muaj më parë pjesë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencial për Kombëtaren A të Kosovës./Indeksonline/