Trageti fundoset me 139 pasagjerë dhe makina (Video)
Janë shfaqur pamjen shumë dramatike të tragetit në Indonezi, i cili është fundosur si pasojë e një dëmtimi dhe valëve të mëdha. Trageti kishte 139 pasagjerë dhe makina.
Nga fundosja e tragetit kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe disa të lënduar. Njerëzit nga përmbytja u detyruan që të hidhen në det për të shpëtuar kështu veten nga tronditjet si pasojë e fundosjes së tragetit.
Në imazhet e publikuar shohim skenat e panikut dhe momentit kur njerëzit po iknin nga valët e mëdha që po vinin drejtë tyre.
Zyrtarët policorë dhe të hetuesisë thanë që trageti ishte dëmtuar gjatë lëvizjes duke filluar të rrjedh dhe uji të hyjë brenda./Indeksonline/