23:20 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tragjedi në Serbi, tifozi vdes në stadium

Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në Maracana të Serbisë.

Sipas mediave serbe, një tifoz ka ndërruar jetë në stadium gjatë ndeshjes Crvena Zvezda – Koln, transmeton IndeksOnline.

Thuhet se vdekja ka qenë e natyrshme, pa dhunë. Një ambulancë u përpoq për ta ringjallte tifozin, por për fat të keq ai humbi betejën gjatë rrugës për në spital.

Ndeshjen në fund e fitoi skuadra serbe, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europa Ligës./IndeksOnline/