10:50 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Tragjedi në Tetovë, zjarri ua merr jetën nënës dhe katër fëmijëve (Video)

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në Tetovë zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit.

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër që sipas pronarit i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit  ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj.

Zjarri është vënë nën kontroll nga ana e zjarrfikësve. Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.

Temat: