13:52 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tragjike: 25 vjeçarja i këput kokën nënës dhe e hedh në oborrin e komshinjve

Jessica Camilleri thuhet se e ka vrarë nënën e saj, Ritën, në Sidnei dhe u ankua se nuk mund t’ia nxirrte krejt gjakun.

Një grua raportohet se i ka prerë kokën nënës së saj para se t’ia gjuante pak më vonë në oborrin e shtëpisë së fqinjës.

Raportohet se 25 vjeçarja vrau nënën e saj 57 vjeçare në kuzhinën e shtëpisë së tyre në St.Clair të Sidneit, mbrëmë, shkruan Mirror.

Rita kishte qenë duke u kujdesur për nipin e saj në atë kohë.

Policia ka konfirmuar se katër vjeçari kishte qenë dëshmitar i sulmit të tmerrshëm dhe ishte çuar në spital me lëndime të kokës.

Thuhet se Jessica kishte përdorur “një numër thikash” për t’ia këputur kokën nënës.