22:57 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tragjike në Tiranë/ Vret veten 47-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë mbrëmjen e sotme ku një 47 vjeçar në Laprakë dyshohet se është hedhur nga kati i katërt.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  shtetasi  Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.