11:32 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajkoviq: Bin Ladeni i Veriut të Kosovës do t’i sigurojë 4 mijë njerëz në tubimin e Vuçiqit

Rada Trajkoviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është dhënë një urdhër nga “Bin Ladeni i veriut të Kosovës”, Milan Radojiçiq se në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që do ta mbajë me 9 shtator në Kosovë do të mbledh 4 mijë njerëz.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Trajkoviq ka shpjegur të gjithë planin i cili është bërë në ditën kur Vuçiq do të vie në Kosovë.

“Është dhënë një urdhër nga Bin Ladeni i veriut të Kosovës, Milan Radojiqiç, për sigurimin e 4000 mijë njerëzve që do të vijnë për të mbështetur fjalimin e presidentit të Serbisë në Kosovë. Po ashtu edhe ppërgjegjësi për transport, Srdjan Vuloviq ka treguar se do t’ gjejë 200 autobusë për transportimin e serbëve në tubimin e Vuçiqit”, ka treguar Trajkoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vie më 9 shtator në Kosovë ku raportohet se do të mbaj një fjalim me banorët serbë. /Insajderi.com

Temat: