23:26 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Trajneri dhe gjashtë lojtar të Gjilanit janë në karantinë

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani dhe gjashtë futbollistë të tij janë në karantinë në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Drejtori ekzekutiv i skuadrës, Sevdail Robelli ka thënë se skuadra e tij nuk është e kompletuar, ku edhe pse ka insistuar që stafi të vetë izolohet kjo nuk i është lejuar nga MSH.

Trajneri dhe lojtarët thuhen se kanë ardhur nga Shqipëria derisa të gjithë kanë qenë në zonën e gjelbër. /IndeksOnline/