08:11 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Barcelonës flet për Messin, tregon se a u lëndua

Mbrëmë janë mësuar të gjitha çiftet çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Barcelona triumfoi ndaj Napolit me rezultatin përfundimtar në 3:1, shkruan IndeksOnline

Pas fitores dhe kualifikimit në çerekefinale foli edhe tekniku i Barçës Setien, ku tha se Messi mori një goditje të fortë nga Kalidou Koulibaly, por që nuk e rrezikon shëndetin e tij.

“Ai mori goditje të fortë, por duket mirë. Do të duhet trajtim, por nuk mendoj se do të jetë problem”, ka thënë Setien.

“Me Bayernin do të jetë ndeshje e vështirë. Ata kaluan përpara me gjashtë gola epërsi. Janë skuadër e mrekullueshme dhe do të jetë ndeshje e shkëlqyer”, ka shtuar trajneri i Barcelonës.