75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 11 Korrik 2026 / Gj Sh

De la Fuente: Franca duhet të jetë e shqetësuar

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente ka folur për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Francës në Kupën e Botës 2026.

Iberikët mbrëmë fituan me rezultat 2-1 ndaj Belgjikës dhe do të përballen me nënkampionin e botës në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja e Francës po cilësohet si favorite nga njohësit e futbollit, por De La Fuente pas fitoren ndaj Belgjikës tha se ata duhet të jenë të shqetësuar, pasi Spanja ka shënuar dy fitore radhazi ndja ”Gjelave”.

“Jam i sigurt që Franca është po aq e shqetësuar sa ne. Mos harroni se i mundëm në dy ndeshje radhazi”. “Këto janë dy ekipe të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Luis De La Fuente./IndeksOnline/