Pas Albion Rrahmanit, Venezia transferon edhe një sulmues
Skuadra e Venezias po vazhdon të përforëchet për sezonin e ri.
Pasi nënshkroi me sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani, skuadra italiane ka bërë një tjetër transferim, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Venezia ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e sulmuesit nigerian, Akor Adams.
Ky transferim i ka kushtuar plot 16 milionë euro.
26-vjeçari pati një sezon fantastik te Sevilla, duke shënuar 10 gola dhe bëri 3 asistime.
Adams dhe Rrahmani do të jenë një sulm i frikshëm në Serie A./IndeksOnline/


