19:49 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi reagon pas fitores, 5-0 ndaj KEK-ut

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës në futboll e ka gjetur për mrekulli Dritën sot.

Skuadra gjilanase e nisi sot sezonin e ri me një përballje ndaj KEK-ut në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Kampioni dhe superkampioni i Kosovës triumfoi sot me rezultat të thellë, 5-0, transmeton IndeksOnline.

Dhe pas ndeshjes, trajneri, Bekim Isufi është shprehur i kënaqur me fitoren e sotme, por jo edhe aq shumë me lojën e lojtarëve.

”Rezultati tregon më shumë se loja jonë, të cilën e treguam. Shfrytëzuam gabimet e lojtarëve kundërshtar me përvojën që e kemi”.

”Ishte një fillim i mbarë, si dhe jam mjaft i kënaqur me përforcimet”, tha Isufi për SSK pas ndeshjes./IndeksOnline/