20:23 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Dritës suspendon dy futbollistët e padisiplinuar

Drita ka arritur fitoren e parë në kampionat në edicionin e ri. 3-0 ishte rezultati që sot ish-kampionët fituan ndaj Flamurtarit.

Trajneri i kësaj skuadre Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, teksa nuk i beson ‘maceve të zeza’ siç ishte puna me Flamurtarin në edicionet e kaluara.

“Derisa luan ekipi mirë nuk ka vend për brengosje. Më pëlqeu mënyra se si reagoi ekipi sot, pasi që luajti i bashkuar dhe u angazhua gjatë gjithë kohës”, deklaroi Ardian Nuhiu për Super Sport Kosova.

Flamurtari “macja e zezë” për Dritën? “Personalisht nuk besoj në aso gjërash. Kemi punuar gjatë gjithë javës për ti eleminuar gabimet nga ndeshja e parë dhe ia dolëm me sukses. Kjo dëshmon karakterin e fortë të ekipit”. theksoi tekniku shkupjan.

Më tej ai zbuloi edhe arysen përse munguan Cuculi, Leci dhe Vucaj, teksa këta dy të fundit kanë mbetur jashtë ekipit për shkak të thyerjes së rregullores së klubit.

“Cuculi është afruar shumë vonë me grupin, teksa Liridon Leci dhe Erjon Vucaj kanë thyer rregulloren e klubit dhe për këtë arsye nuk ishin sot në lojë”, përfundoi Nuhiu.