19:25 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

Trajneri i Greqisë: Kosova ka potencial të madh, por ne duam tre pikë nesër

Trajneri i Greqisë, Gus Poyet e ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës në futboll një ditë para ndeshjes ndërmjet këtyre dy vendeve, e cila është e vlefshme për rrethin dytë të fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Të dy kombëtaret vijnë nga fitoret që i realizuan në ndeshjet e para ndaj Qiprosë, përkatësisht Iralandës Veriore.

Poyet ka thënë se Kosova ka potencial, sidomos me disa lojtarë që janë shumë të mirë individualisht.

Para se ta marrë nën drejtimin tim ekipin e Greqisë, unë i kam analizuar lojërat e Greqisë në turnetë e kaluara dhe i kam shikuar veçanërisht edhe lojërat kundër Kosovës. Kosova tani e ka ndryshuar trajnerin e saj por me lojën që e shfaqi në ndeshjen e kaluar kundër Qipros, u pa që potenciali i ekipit të Kosovës është i madh. Kosova ka lojtarë shumë të mirë individual, por megjithatë unë nesër pres rezultat pozitiv”, tha Poyet.

Qendërmbrojtësi i Greqisë, Konstantinos Mavronapos, theksoi se tashmë ata e njohin shumë mirë Kosovën duke u bazuar në përballjet e së kaluarës, por shtoi se ata do të hyjnë në ndeshje vetëm për t’i fituar tre pikë të reja.

Po e njohim ekipin e Kosovës. Jemi përballur me ekipin e Kosovës në turneun e kaluar, ndonëse tani Kosova ka trajner të ri, kështu që mbase mund të ketë edhe filozofi të re të lojës. Ne është e vërtet, patëm një fillim të mirë, morëm tre pikë dhe nesër do të synojmë po ashtu t’i marrim tre pikë të reja”, tha Mavropanos.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Greqisë do të zhvillohet të dilën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Në këtë grup, Kosova është e para me tre pikë, aq sa ka edhe rivali i nesërm, Greqia, në vendin e dytë.