75 Mall Live Search
23:21 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Ishujve Faroe: Kosova ka potencial t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët

Pas ndeshjes, Kosovë – Ishujt Faroe, ka reaguar edhe trajneri i kundërshtarit tonë sonte, Lars Olsen.

Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore historike ndaj vendit ishullor me rezultat, 2-0 për ta arritur fitoren e parë në Ligën e Kombeve.

Ndërsa, Olsen pas ndeshjes ka thënë se Kosova ka potencial që t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët në grup, shkruan IndeksOnline.

”Kosova ka potencial që t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët”.

”Ka një skuadër shumë të mirë dhe futbollistë shumë cilësor”.

”Dhe natyrisht, janë skuadra më e mirë e këtij grupi”, u shpreh Olsen pas ndeshjes./IndeksOnline/