75 Mall Live Search
19:44 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Trajneri i Italisë e konsideron historike përballjen me Shqipërinë

Ventura dëshiron pikët e plota kundër Shqipërisë, që e quan si diçka historike ndeshjen me Kombëtaren tonë.

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, e ka quajtur historike përballjen me Shqipërinë të hënën mbrëma në “Loro Borici” të Shkodrës.

“Ky është një moment historik, pasi është hera e parë që Italia luan një ndeshje zyrtare në tokën shqiptare, andaj pres të jetë një sfidë e mirë dhe një natë festive”, tha fillimisht Ventura.

“Natyrisht, objektivi jonë është që të marrim pikët e plota që do të na lejonin të gjendeshim më mirë për fazën e play-off. Kështu që ne jemi duke punuar 50 % për rezultatin, 50 % për paraqitjen”, shtoi ai.

“Panucci është i afër me të gjithë, e njohim shumë mirë dhe do ta përshëndesim më shumë kënaqësi. Nëse nuk do të ishte Pnaucci, do të ishte Gianni De Biasi, kështu që Shqipëria ka një lidhje të gjatë me futbollin italian”.

“Nuk mendoj se është ndeshje mes trajnerësh, por mes lojtarëve të Italisë dhe Shqipërisë. Është hera e parë dhe do të jetë e mrekullueshme që të bëjmë ta shijojnë ndeshjen gjithë të interesuarit”, theksoi mes tjerash Ventura. /Express