Trajneri i Malmos: Është edhe ndeshja e kthimit, por kemi rezultat pozitiv
Skuadra e Malmos fitoi bindshëm 3 me 0 ndaj Dritës në stadiumin “Adem Jashari”.
Ndeshja e parë mes dy klubeve e rëndësishme për kualifikimet në Champions League, përfundoi me fitore të mysafirëve, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i klubit suedez, Uwe Rosler tha se kjo ishte një ndeshje tejet interesante.
Ai thotë se ende nuk ka përfunduar edhe pse kanë arritur një rezultat pozitiv.
“Jam shumë i kënaqur me përpjekjet e tona, pavarësisht se ishte një plan shumë i rëndë. Ne bëmë ndeshje të mirë gjatë pjesës së dytë ku edhe u mbrojtëm mirë. Ne kemi mundur të shënojmë më shumë, por në përgjithësi jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me përpjekjet tona. Drita ishte një ekip i mirë dhe rezistoi fortë dhe ky takim ende nuk është vendosur. Edhe pse kemi një rezultat pozitiv duhet pritur ndeshjen e kthimit”, ka thënë Rosler.
Ndeshja e kthimit mes Malmos dhe Dritës zhvillohet më 17 korrik./IndeksOnline/