10:06 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Trajneri i Newcastle godet gjyqtarin në ndeshjen ndaj Liverpoolit

Liverpooli dhe Newcastle Unitedi kanë barazuar mbrëmë në Premier League.

The Reedsit nuk kanë arritur më shumë se një barazim pa gola 0 me 0.

Ishte një ndeshje që u karakterizua me raste të dyanshme, por që në fund rrjetat mbeten të paprekura.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi pa fitore për Liverpoolin pasi që në javën e kaluar barazoi me WBA-në në “Anfield Road”.

Trajneri i Newcastle Unitedit, Steve Bruce ka reaguar pas një rasti të humbur të skuadrës së tij teksa humbi kontrollin e duarve të tij dhe goditi arbitrin padashje, teksa ai menjëherë i kërkoi ndjesë.