75 Mall Live Search
21:23 / E Premte, 19 Korrik 2024 / Gj. Sh

Trajneri i Newcastle refuzon të merr drejtimin e Anglisë

Kombëtarja e Anglisë ka mbetur pa trajner që nga fillimi i kësaj jave.

Gereth southgate dha dorëheqje pasi dështoi ta fitonte Kampionatin Evropian për herë të dytë radhazi, duke u mposhtur në finale kësaj here nga Spanja, shkruan IndeksOnline.

Mediat në ishull kanë përmendur disa emra si pasardhës të Sauthgate, e njëri prej tyre është edhe Eddie Howe.

Howe së fundi ka thënë se ndihet mirë në Newcastle dhe dëshiron të mbetet aty, duke refuzuar kështu kombëtaren angleze.

“Unë absolutisht dua të qëndroj në Newcastle por duhet të jetë e duhura për mua dhe klubin. Nuk ka absolutisht kuptim të them se jam i lumtur të qëndroj nëse dinamika nuk është e drejtë. E dua absolutisht klubin. I dua mbështetësit. Më pëlqen ku jam në karrierën time. Nuk ka vend më të mirë për mua. Kështu ndihem.”, ka deklaruar Howe në një intervistë për Daily Mail./IndeksOnline/