08:36 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i njohur arrinë marrëveshje me Llapin, prezantimi sot në ora 10:00

Llapi shumë shpejtë pritet që ta zyrtarizojë trajnerin e ri të skuadrës.

Klubi podujevas ka mbetur pa trajner që prej shkarkimit të Bylbyl Sokolit para disa ditësh.

Ndërsa, dje u përfol për ardhjen e Bekim Shotanit, dhe ky i fundit pohoi për IndeksOnline se tashmë ka biseduar me krerët e Llapit, transmeton IndeksOnline.

Image result for bekim shotani

Tani, burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ish-trajneri i Ballkanit ka arritur marrëveshje me Llapin.

Prezantimi i trajnerit në fjalë do të bëhet sot nga ora, 10:00.

Përndryshe, pas 10 xhirosh, Llapi është në vendin e dytë me 19 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/