13:54 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Trajneri i Pejës jep dorëheqje pas vetëm 9 ditësh

Trajneri i Pejës, Semsettin Bas ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pas vetëm 9 ditësh punë.

Ai ka thënë se arsyetet e këtij vendimi janë private dhe familjare.

“Mbrëmë trajneri Bas me keqardhje ka informuar klubin per vendimin e tij për të mos vazhduar punën e nisur vetëm dy javë më herët. Arsyet janë familjare dhe private të trajnerit.

Klubi eshte duke shikuar që ta zëvendësojëtrajnerin Bas në ditët në vazhdim e deri atëherë Petrit Zeqiri rikthehet si ushtrues detyre”, thuhet në njoftimin e KB Peja./Indeksonline/