13:52 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Trajneri i portierëve në Eintracht Frankfurt flet për nënshkrimin e kosovarit

Portieri kosovar, Diant Ramaj mbrëmë u zyrtarizua te skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt.

19-vjeçari kaloi disa sezone në ekipin e Heidenheim për më shumë se 250 mijë euro.

Trajneri i portierëve, Jan Zimmermann flet për nënshkrimin e kosovarit.

“Ne jemi të sigurt që Dianti mund të marrë hapa të rëndësishëm në të ardhmen. Ai do të arrij një nivel më të lartë me ne”, ka thënë Zimmermann.

Portieri 1.89m i gjatë ende nuk është përcaktuar se cilën kombëtare ta përfaqësoj në të ardhmen. Me Kosovën dhe Gjermaninë që vazhdojnë të jenë të interesuar për të./IndeksOnline/