Trajneri i ri – Liria e vjetër, Gjilani e deklason midis Prizrenit
As ndryshimi i trajnerit nuk e ka këndellur Lirinë.
Skuadra prizrenase është mposhtur në stadiumin ”Përparim Thaqi”, në Prozren. nga Gjilani me rezultat të thellë 0-4, shkruan IndeksOnline.
Gjilani e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë, pasi shkoi në pushim me epërsi prej tri golave.
Edi Basa hapi serinë e golave, pasi u tregua i skat nga penalltia në minutën e 23-të.
Elvedin Heric shënoi dy golat e tjerë në minutat 26′ dhe 30-të.
Golin e sigurisë e ka shënuar Elton Cale në minutën e 85-të.
Kujtojmë që Liria nga minuta e 25-të ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Melos Zenunaj u largua nga loja pas dy kartonave të verdhë.
Kjo fitore e largon Gjilanin nga zona e rrezikshme, duke u renditur në vendin e shtatë me 17 pikë, ndërsa Liria është e fundit në tabelë me vetëm 9 pikë./IndeksOnline/