75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Romës: Real Madridi më cilësor pa Ronaldon

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco beson se Real Madridi ka më shumë kualitet me topin që prej largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Italiani do ta drejtojë skuadrën e tij përballë kampionit të Evropës në Champions League këtë mesjavë dhe ka folur për mediat para ndeshjes.

”Rezultatet nga javët e para të sezonit tregojnë se ata janë ende të fortë”, tha Di Francesco në një intervistë për Diario AS kur u pyetë nëse largimi i CR7 ka ndikuar te Madridi, transmeton IndeksOnline.

”Tani, ata janë më cilësor me topin; bëjnë më pak gabime dhe kanë disa lider. Ata janë një skuadër me lojtarë shumë të mirë, të cilët janë të fortë edhe në Kombëtarene Spanjës”.

Image result for zidane

”Zinedine Zidane? Çfarë ai bëri është e jashtëzakonshme. E kam dashur punën e tij dhe mënyrën se si ai u largua nga klubi”.

”Ai ishte edhe mesfushori im i preferuar dhe idoli im, i cili dëshmoi se është i madh edhe si trajner”.

”Nën urdhrat e Lopeteguit, unë e shoh se Reali është një skuadër më konsistente me një organizim të mrekullueshëm”.

”Marco Asensio? E shoh atë duke e fituar ‘Topin e Artë’. Talenti i tij është i jashtëzakonshëm”, përfundoi Di Francesco./IndeksOnline/

Image result for di francesco champions league press conference