17:15 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Trajneri i Shkupit flet para ndeshjes me Ballkanin

Nesër me fillim nga ora 21:00, do të luhet ndeshja mes skuadrave shqiptare, Shkupi-Ballkani.

Ndeshja është e vlefshme për fazën e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës, shkruan IndeksOnline.

Para ndeshjes së nesërme, në konferenc për media ka folur trajneri i Shkupit, Goce Sedlloski.

Ai ka thënë se ekipi i Shkupit mund të siguroj fazen e grupëve të Ligës së Konferencës, pasi ekipi i tij është i gatshëm për të bërë më të mirën gjatë 180 minutave dhe nuk duhet bërë gabime si në ndeshjet kundër Dinamo Zagrepit dhe Shamrocit.

“Erdhi edhe ajo ndeshje me Ballkanin.

Jam i lumtur që të gjithë lojtarët janë në dispozicionin tonë, të gjithë janë gati, nuk kam asnjë lojtar të dëmtuar apo të penalizuar. Sa për nesër, duhet të luajmë me durim, zgjuarsi, të luajmë sa më mirë deri tani, mendoj se jemi të aftë ta bëjnë këtë në ndeshjen e nesërme.

Natyrisht, më duhet të them që kemi përballë një kundërshtar shumë cilësor, sapo arriti në këtë fazë në play-off. Nesër është pjesa e parë, 90 minuta, shpresoj që lojtarët të japin maksimumin dhe të kryejnë detyrat në fushë”, tha Sedlloski.

“Ata kanë një ekip i mirë. Trajneri tha se do të kualifikohen në grupe, secili ka idetë dhe imagjinatën e tij dhe kjo duhet vërtetuar në fushë.

Thjesht nuk dua të flas për ta, lojtarët duhet ta thonë në fushë dhe do të shohim pas këtyre 180 minutave se kush do të shkojë.

Ne ishim pak të trishtuar pasi zbritëm nga Shamrock-u, por po e lëmë këtë pas vetes. Ndeshje e re, prova e re dhe siç thashë duhet të bëjmë më të mirën, të luajmë siç dimë, të mos gabojmë. Ne luajtëm mirë edhe në ndeshjet e mëparshme, por gabimet na kushtuan shtrenjtë ndaj Dinamos dhe Shamrock-ut”, shtoi Sedlloski./IndeksOnline/