13:14 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Trajneri i Slavia Prahës: U befasova kur pashë ndeshjet e Ballkanit

Sonte luhet ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia Prahës në Çeki, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Conference League.Trajneri i Slavia Prahës, Trpisovsky ka vlerësuar ekipin kampion të Kosovës para ndeshjes së sotme, duke thënë se është befasuar kur ka shikuar ndeshjet e tyre.

“Ndonjëherë këtu vjen një skuadër me emër të madh, por performanca nuk është e mirë. Por këtu është pikërisht e kundërta. Një ekip shumë i bukur. U befasova këndshëm kur pashë ndeshjet e tyre”, tha trajneri në konferencën për shtyp.

“Trajneri Ilir Daja pati sukses të madh në Shqipëri dhe tani e transformoi ekipin ”, vlerësoi Trpisovsky.

“Ata janë jashtëzakonisht të fortë në kombinim, u pëlqen topi dhe janë shumë të mirë me të. Cluj nuk ishte në gjendje ta merrte topin në pjesën më të madhe të ndeshjes, kështu që ne nuk duhet të gabojmë, sepse do të futeshim në telashe”, përfundoi ai.