17:51 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Sllovenisë flet para ndeshjes: Ndeshje e vështirë, Kosova ka skuadër kualitative

Trajneri i Sllovenisë, Matjaž Kek në konferencën e mbajtur sot para ndeshjes me Kosovën ka thënë se kanë udhëtuar për fitore.

Kek ka shtuar se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë dhe se Kosova ka skuadër kualitative, transmeton Indeksonline.

“Do të japim maksimumin për fitore. E dimë formën e kundërshtarin dhe ne shpresojmë të bëjmë lojën tonë”.

“Kosova e ka humb ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut por nuk duhet të bazohemi në atë. E jona është që të luajmë ndeshjen tonë dhe të arrijmë rezultate sa më të mirë. Do të jetë ndeshje e vështirë sepse Kosova ka skuadër kualitative”, u shprehë, trajneri Kek.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/