75 Mall Live Search
17:59 / E Diele, 10 Maj 2026 / G T

Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Vedat Muriqin: Ka vetëm dy gola më pak se Mbappe…!

Trajneri i Villarrealit, Marcelino ka folur pas barazimit 1:1 ndaj Mallorcas në La Liga.

I pyetur nga gazetarët se a dështoi mbrojtja e tij sot ndaj Mallorcas, ai u përgjigj:

“Rafa Marin dhe Renato Veika patën duelet e tyre sot me një sulmues, i cili është pas Kylian Mbappes, si golashënuesi më i mirë në La Liga.

“Dhe imagjinoni, Mbappe luan te Real Madridi, kurse Vedat Muriqi te Mallorca.

“Kemi të bëjmë me një lojtar i cili ka shënuar mbi 50 për qind të golave të skuadrës së tij këtë sezon. Pra, mendoj se dy qendërmbrojtësit kanë luajtur shumë mirë sot”, u shpreh trajneri i Villarrealit.

Kujtojmë që Vedat Muriqi sot shënoi golin e tij të 22-të në La Liga, vetëm dy më pak se Mbappe./Indeksonline/