14:50 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Trajneri i Zvicrës: Jemi gati për ndeshjen ndaj Brazilit, do ndryshojmë stilin e lojës

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2022 në Katar. Zvicra ka triumfuar në këtë duel me rezultatin minimal 1:0, duke marrë kështu tre pikë tepër të mëdha.

Pas ndeshjes, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin theksoi se janë gati të përballen me Brazilin, teksa do ta ndryshojnë stilin e lojës në atë duel.

“Ne duhet të luajmë më qartë dhe të jemi specifik kundër Brazilit. Nuk do të jetë e njëjta lojë”, tha fillimisht Yakin.

“Ne po shijojmë momentin tani, por do të jemi gati të përballemi me Brazilin”, përfundoi ai.